Vr@u 15-vjeçarin, i mituri: Më goditi i pari

Tragjike është krimi në Shkodër, ku një 15 vjeçar vrau me thikë  bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e djeshme (14 tetor). 15-vjeçari ka deklaruar në polici se ka qenë viktima ai që e ka goditur i pari. “E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në supë me thikë, unë mora thiken e tij dhe e qëllova disa herë”, ka thënë autori para policisë në kushte të rënda psikologjike.

Por edhe pse 15-vjeçari ka një plag në sup, policia dyshon nëse ajo është e shkaktuar apo jo si pasojë konfliktit të nddhur. Viktima dhe autori njiheshin pasi ishin në një lagje. Sipas të dhënave në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një fëmijë tjetër i vogël.

Pasi 15-vjeçari e qëlloi me thikë disa herë bashkëmoshatarin e tij, u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë viktimën në rrugë. Sipas hetimeve të policisë thuhet se gjithçka nisi pas një sherri. Më pas ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?