Vr*u dhe grop*si 8-vjeçarin, Klodian Çalamani dënohet me…
Monstra i Fierit, Klodian Çalamani është dënuar nga gjykata me burgim të përjetshëm për vrasjen dhe groposjen e 8-vjeçarit Mateo, ngjarje e ndodhur më 16 nëntor 2021.
Gjykata e Fierit e shpalli fajtor Çalamanin për akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit dhe marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur, kjo për shkak se autori kishte abuzuar seksualisht me 8-vjeçarin para se t’i merrte jetën dhe ta groposte në oborrin e banesës së tij.
Klodian Çalamani do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Nga hetimet ka rezultuar se Klodian Çalamani e vrau me lopatë 8-vjeçarin, familja e të cilit banon pak metra më tutje, dhe më pas e groposi.
Familjarët e 8-vjeçarit po endeshin të dëshpëruar për djalin e humbur, Klodian Çalamani qëndronte i qetë në banesën e tij, ku në oborr kishte varrosur të ndjerin. Pas disa orësh kërkime dhe kqyrjes së një kamera të sigurisë, policia e gjeti pa shenja jete trupin e fëmijës të groposur në oborr.