Vr@u gruan, burri përdori telefonin e saj dhe mashtroi familjarët

Pasi vrau gruan dhe fshehu në papafingo trupin, Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes, duke shkruar në telefonin e viktimës. Mesazhet në telefonin e motrës së të ndjerës janë publikuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

”Jam me bashkëjetuesin që ika, mos bëj denoncim në polici. Tani jam në Patera, po pres të iki për Itali me mikun tim, kur të mbërrij do të marr unë, jam mirë, mos kini merak për mua, edhe mos i thuaj që Kacit që po iki në Itali se nuk i kam thënë gjë për Italinë se s’ka përse ta dijë. O motra të thash jam mirë, mos bëni denoncim në polici se do më prishni punë, kur të kem kohë do të marr vetë në rregull i thuaj”, ka shkruar autori.

Vr@u gruan dhe fshehu trupin, burri përdori telefonin e saj dhe mashtroi familjarët

Pasi motra e viktimës ka dyshuar në mesazhet e saj, i ka kërkuar që ta merrte me zë ose kamerë. ”Mos bëni denoncim në polici se jam mirë, do më prishni punë. I the Kacit që folëm bashkë”. 39-vjeçari shqiptar që vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer para hetuesve grekë shkakun përse kreu krimin. Sipas informacioneve, arsyeja pse Kastriot Cenko e kreu këtë veprim ishte xhelozia. Autori ka thënë në polici se gruaja e tradhtonte me shokun e tij të ngushtë. Krimi ndodhi në mbrëmjen e së enjtes së kaluar. Gjatë asaj kohe, dy fëmijët e çiftit 9 dhe 12 vjeç ishin në gjumë.

SHKARKO APP