Vr*u kunatin pasi i për*unoi të bijën, rrëfen shoqja e 18-vjeçares: Ai nga*monte edhe vajza të tjera

Vrasja e 33-vjeçarit shqiptar në Greqi, Erion Pelivani nga kunati i tij 50-vjeçar, erdhi pasi ky i fundit zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën e tij për vite me radhë.

Persona të afërt me 18-vjeçaren kanë treguar fakte të reja. Një mike e saj ka deklaruar se 33-vjeçari, tashmë i vrarë e vizitonte shpesh në shkollë vajzën, madje e priste kur dilte nga mësimi.

“Ai vinte jashtë shkollës, priste gjithmonë që vajza të mbaronte mësimin. Më herët ai ngacmonte vajza të tjera madje ajo kishte ndërhyrë dhe i kishte thënë të ndalonte atë që po bën se ajo është shumë më e vogël se ai. Në përgjithësi ka gjetur vajza nën 18 vjeç”, rrëfen shoqja e 18-vjeçares.

SHKARKO APP