Vuçiç akuzon perëndimin se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën dhe për t’i vënë sanksione Rusisë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzoi perëndimin, duke thënë se po ushtron trysni mbi Serbinë për të njohur Kosovën, për t’i vënë sanksione Rusisë dhe për të vendosur siç tha, një regjim “kukull” në vendin ballkanik.

Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Beograd, pak orë para se Partia e tij Përparimtare Serbe të shpallte vendimin për zgjedhje të reja në kryeqytetin serb, të cilat janë përcjellë më shqetësime të thella për keqpërdorime.

Presidenti serb i bëri thirrje qeverisë së tij të zbatojë menjëherë rekomandimet e raportit të OSBE/ODIHR-ut për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit në Serbi.

SHKARKO APP