Vuçiç: I jam mirënjohës Kryeministrit shqiptar, Rama: Takimet tona tashmë janë rutinë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç, kanë marrë pjesë në Forumin e Shoqërisë Civile në Vjenë, në kuadër të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht ka folur kryeministri serb, që ka thënë se është mirënjohës ndaj Ramës, pasi ka ndikuar për uljen e tensioneve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Jam mirënjohjes ndaj zotit Rama, pasi është treguar mbështetës për të ulur tensionet. Nuk kemi pas tensione mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha ai.

Ndërsa Rama u shpreh se takimet e tyre tashmë janë kthyer rutinë dhe nuk janë më historike.

Aleksandër Vuçiç dha përgjigjen e shpejtë, ne jemi shumë të lumtur që po takohemi me shoqërinë civile, kjo s’do të thotë se po  bëjmë për herë të parë. Nuk është e nevojshme të tregojmë se çfarë kemi bërë, por se çfarë do të bëjmë. Të gjithë bashkë. Për sa të këqija mund të flasë shoqëria civile. Unë do të bëj ato të çmendurat.

Jemi në një moment që duhet të kuptojmë diçka, ose duhet të bashkohemi të gjithë bashkë, ose s’do mundemi të bëjmë asgjë.

Të rinjtë nuk kanë kohë për të pritur një apo dy dekada, ne s’jemi magjistarë, nuk mund të realizojmë p.sh modelin gjerman. Është e rëndësishme të punojmë së bashku.

Procesi i Berlinit ka qenë fantastik. Kemi ecur mirë. Që të jemi të dy bashkë nuk është më historike, por tani është rutinë, dhe tani nuk diskutohet më se si u pamë apo se çfarë ndodhi. Cilat janë qëllimet tona. Ky është. Ekonomia jonë po ecën përpara.

Ne kemi nevojë për një qasje strategjike nga Europa, dhe kjo është mjaft e rëndësishme.

Shikoni Bullgarinë, 14 %, shifër mjaft e vogël duan të qëndrojnë në Bullgari. Në duhet të ecim përpara”, tha Rama.

SHKARKO APP