Vuçiç: Plani im dështoi, Kosova do ta fitojë pavarësinë në tërë territorin e saj
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për “TV Pink” se oferta e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk kaloi për shkak të «presionit të tmerrshëm» të disa vendeve dhe shërbimeve të tyre sekrete, të cilat angazhuan agjentura politike, mediatike dhe të tjera.
Vuçiç u ankua se plani i tij u hodh poshtë nga njerëzit në Serbi, por ata, sipas tij, nuk e kanë parë planin. Në të vërtetë Vuçiç as në këtë intervistë nuk pranoi të tregojë se cili ka qenë plani i tij konkret, përveç idesë për kufizij të rinj me shqiptarët.
Tani kur them se dështoi, thoni se nuk e keni dëgjuar propozimin. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni”, pyeti Vuçiç.
«Ju pyes unë juve se cila është zgjidhja përveç se, në të ardhmen, Kosova – jo me vullnetin tim dhe jo për shkak se unë do ta pranojë – do të ketë pavarësi dhe sovranitet në tërë territorin e saj. Atëherë shumë prej atyre që protestuan dhe thanë shumë gjëra do t’i pyes – pse e bëtë këtë dhe si është e mundur të mos e shihni realitetin dhe përse e keni penguar mundësinë që Serbia të nxjerrë diçka për popullin dhe vendin tonë», tha Vuçiç.
KOHA JONË SONDAZH

