Vuçiç mbyll para kohe konferencën me Ramën, heq kufjet dhe ikën: I zgjedhim vetë kumbarët tanë

Konferenca mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Beograd, u pa jo shumë e qetë. Shkak për tensionin në fund u bë drafti i Ramës për Asociacionin në komunat serbe në veriun e Kosovës.

Presidenti Vuçiç tha se atyre që i’u është propozuar drafti nuk janë kumbarë dhe se Serbia i zgjedh vetë kumbarët. Rama i ktheu përgjigje duke i thënë se Macron dhe Scholz janë kumbarë të planit franko-gjerman.

Por Vuçiç nuk e ka dëgjuar deri në fund përgjigjen, duke hequr kufjet dhe nuk e përfundoi konferencën, pasi priteshin edhe pyetje nga gazetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?