Vuçiç përgëzon nga larg Serbinë, Rama: Kualifikimi vendoset me Armeninë

Shqipëria humb me Serbinë, por ëndrra kuqezi nuk ka mbaruar akoma sa i takon kualifikimit për në “Euro 2016”. Keqardhje për tifozët, keqardhje për gjithë atë atmosferë, por ja që futbolli luhet deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit. Ashtu si në ndeshjen me Portugalinë, minutat e fundit janë kthyer në një makth për ekipin e kuqezi, pasi dy golat e fitores së Serbisë janë shënuar pikërisht në minutat shtesë. Jo më kot trajneri De Biazi në fundin e ndeshjes ishte gati të futej në fushën e lojës nga ajo që lojtarët tanë po bënin në fundin e ndeshjes. Dhe ndëshkimi erdhi atëherë kur nuk pritej. Kryeministri Rama, pas përfundimit të ndeshjes, shkoi në dhomat e zhveshjes së Kombëtares shqiptare, duke i ngushëlluar futbollistët për humbjen me Serbinë. Mësohet se Rama u ka thënë lojtarëve se e kontrolluan ndeshjen, por tani gjithçka do të vendoset me Armeninë. Ndërsa homologu i tij serb, Vuçiç, pas ndeshjes reagoi, në “Tëitter”, duke uruar futbollistët serb për këtë fitore. Sipas Vuçiç, Serbia e meritoi fitoren dhe përshëndeti edhe lojën e ndershme që u zhvillua në “Elbasan Arena”.

SHKARKO APP