Vuçiç pranon ftesën e Ramës për të ndjekur Shqipëri-Serbi në Shkodër
“Debati” mes Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës i ndezur, në Twitter pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit të Lozanës, që i dha tri pikët Shqipërisë për incidentet e ndeshjes së 14 tetorit të shkuar në Beograd, është mbyllur me pranimin e ftesës prej kryeministri serb për të ndjekur në shkallët e stadiumit së bashku me homologun e tij shqiptar, ndeshjen e kthimit në Shkodër.
Vuçiç iu përgjigj pozitivisht përmes rrjeteve sociale ftesës së dërguar publikisht, po përmes tyre, nga ana e Ramës.
“Buku thënë! Do të jetë kënaqësia ime”. Kjo ishte përgjigjia e kryeministrit serb ndaj një statusi të mëhershëm të Ramës, ku kryeministri shqiptar, pasi sqaron se ndeshja do të luhet në Shkodër, fton homologun serb të jetë i ftuari i tij i nderit.
“Ndeshja do të luhet në Shkodër, ku je i mirëpritur të jesh i ftuari im i nderit, që t’i duartrokasim së bashku ata që do të fitojnë”, postonte Rama.
KOHA JONË SONDAZH

