Vuçiç takon lojtarët: Faleminderit për fitoren, na bëtë krenarë

 

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka takuar lojtarët e kombëtares serbe duke i falënderuar për fitoren 2 me 0 në "Elbasan Arena" kundër Shqipërisë. 

Sipas Vuçiçit, ata kanë luftuar për flamurin e tyre duke e ngrituar atë lartë, me anë të sportit.

“Unë jam me të vërtetë i kënaqur dhe i lumtur për fitoren tuaj. Ju arritët të bashkonit Serbinë. Mbrëmë, të gjithë në Serbisë ishin të bashkuar, ne jemi krenarë dhe të ngazëllyer për fitoren tuaj, si dhe për frymën e treguar në fushë. Ju i keni sjellë gëzim Republikës Serbe, në veçanti Metohisë. Ju kthyet besimin në sport”, deklaroi Vuçiç.

SHKARKO APP