Vuçiç: Votuam nën presion për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votohet pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve për krime në territoret e pushtuara në Ukrainë.

“Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj ju vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin… Thoshin ‘A e dini se sot apo nesër do të vendoset nëse do të përjashtohemi [Serbia] nga pakoja e sanksioneve të Bashkimit Evropian për naftën”, tha Vuçi135 në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të enjten, më 7 prill.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç shpjegoi Vuçiç, Serbia është një vend neutral ushtarakisht, por jo politikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Serbia është në rrugën evropiane. Ne jemi një shtet neutral ushtarakisht, por nuk jemi një shtet politikisht neutral, ne jemi në rrugën evropiane”, shtoi Vuçiç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?