Vuçiq më 1995: Do ti vrasim boshnjakët (VIDEO)

 

Kryeministri aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiq, i cili ka qenë që herët pjesë e politikës serbe, ka folur më 1995" 1995 në parlament lidhur me konfliktin në Bosnje.

Vuçiq, në atë kohë, në foltoren e parlamentit ka thënë se nëse “NATO vret një serb, ushtria serbe do të vrasë 100 myslimanë”.

Një gjë të tillë, deklaratat e së shkuarës, Vuçiqit ia ka kujtuar sot edhe lideri i Partisë Demokratike të Serbisë, BorisTadiq.

Tadiq, duke komentuar incidentin e sotëm në Srebrenicë, tha se sulmi ishte për shkak të mllefit të familjarëve kundrejt Vuçiqit, i cili ka qenë vartës i politikanëve serbë që kryen masakrat.

SHKARKO APP