Vula e Apelit në PD, Kryemadhi: Opozita ka gati planin A, B dhe C nëse Gjykata ja jep Alibeajt

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, thotë se do të funksionojë sërish skema e 6 marsit nëse gjykata i jep të drejtë palës së Enkelejd Alibeajt për çështjen e vulës. Po ashtu ajo thotë edhe se opozita ka planin A, B dhe C e shumë plane të tjera.

“Çështja e vulës krijon komoditet për Edi Ramën. 6 marsi e tregoi se kush ishte vula e Partisë Demokratike. Nëse gjykata i jep legjitimitetin palës së Alibeajt, do të funksionojë sërish skema e 6 Marsit.

Unë mendoj që çdo parti dhe çdo individ ka të drejtë të marrë pjesë në një proces zgjedhor. Pavarësisht se shpresa e Edi Ramës është që të krijojë çorientim, njerëzit nuk çorientohen nga kandidatët e vulës së Edi Ramës. Opozita ka planin A, B dhe C e shumë plane të tjera sepse forca sot është te besueshmëria e liderëve”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?