Vula e PD, caktohet data se kur do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë

Me në fund po vjen dita dhe data që drejtësia të caktojë se kush e ka emrin e PD, Berisha apo Basha.

Në Gjykatën e Lartë më 27 dhjetor do të mbahet seanca për vulën e Partisë Demokratike.

Mësohet se seanca do të zhvillohet në Dhomë Këshillimi.

Vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha mbajti në 11 dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike.

Ky vendim i Zhukrit u dërgua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt. Vendimi Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Themelimit.

Tashmë fati i vulës së PD-së është në Gjykatën e Lartë.

Si militantë dhe me shumë demokratë ka Berisha, kurse mbështetjen e SHBA e ka Basha.

SHKARKO APP