Vulin takon presidentin iranian: Nuk do ta njohë Kosovën

Serbia i shpreh mirënjohje Iranit për qëndrimin kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e njofton qeveria në Beograd, pasi zëvendëskryeministri Aleksandër Vulin, takoi presidentin e ri iranian, Masud Pezeshkian, pas betimit që bëri në parlament. Në bisedën e tyre vlerësuan marrëdhëniet mes të dyja vendeve duke shtuar se ka hapësirë për thellim të bashkëpunimit. ”Vulin, i cili është edhe i dërguari i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se të dy vendet ndajnë një miqësi të sinqertë dhe se Serbia i është mirënjohës Iranit për qëndrimin e tij parimor ndaj mosnjohjes së të ashtuquajturës Kosovë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?