Washington Post publikon momentin ”pikant” nga protesta
Gazeta e njohur amerikane, Washington Post, ka raportuar me detaje protestën e sotme të opozitës. Në artikullin e kësaj gazete për protestën e sotme shkruhet:
Partitë e opozitës shqiptare janë mbledhur në kryeqytetin, Tirana, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
‘’Washington Post’’ shkruan më tej se me mijëra mbështetës së opozitës nga mbarë vendi u shfaqën të shtunën në Tiranë, në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’, me postera dhe slogane.
Po ashtu në artikullin e kësaj gazete shkruhet:
Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama se është i korruptuar dhe i lidhur me krimin e organizuar, diçka që mohohet nga qeveria”.
Por më shumë vëmendje ka tërhequr një foto që Washington Post ka përdorur për të ilustruar lajmin. Në këtë foto dallohet një nënë e re, e cila shtyn karrocën me fëmijën e saj dhe mbi karrocë ka vendosur një flamur të Partisë Demokratike. Mësohet se fotoja në fjalë është marrë nga ‘’Asocciated Press’’.

KOHA JONË SONDAZH

