WOW! U vunë bastet, ja kush e fiton Eurovizionin (VIDEO)

Javën tjetër do të mbahet Festivali i 63-të i Eurovision Song Contest 2018 në datat 8, 10 dhe 12 maj, por kanë nisur bastet online në lidhje me këngët që kanë më shumë shanse të rrëmbejnë çmimin e parë.

Deri më tani, nëpër portale të ndryshme, por edhe përmes videove në YouTube, kënga përfaqësuese e Izraelit po konsiderohet si pretendente e fortë për të rrëmbyer çmimin.

Kënga e interpretuar nga Netta Barzilai “Toy” përmban ritme dance dhe fabula është e tillë: Vajza i tregon me krenari djalit se është e bukur në mënyrën e vetë, s’është një Barbie e zakonshme dhe ai ka humbur një thesar duke u ndarë prej saj.

Kënga është e lezetshme, të shtyn të kërcesh dhe ta këndosh gjithë ditën duke iu referuar refrenit që ngjason paksa me stilin alla Jessie J “Wonder Woman don’t you ever forget/ You’re divine and he’s about to regret/ He’s a bucka-mhm-buckbuckbuck-mhm boy/ Bucka-mhm-buckbuckbuck/ I’m not your bucka-mhm-buck-mhm-buck-mhm”.

E le t’i kthehemi për pak votimeve në Wiwiblogs , faqen zyrtare të Eurovizionit. Besojeni ose jo, por siç mund ta shihni, Eugent Bushpepa renditet i pesti nga 43 shtete gjithsej.

Eurovision 2018 - TOP 10 countries most likely TO WIN

SHKARKO APP