Xhaçka bën bilancin: U dogjën 1900 ha tokë, zjarrvënia e qëllimshme

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar bilancin e dëmeve nga zjarret gjatë muajve të verës.

Në një postim në Facebook, Xhaçka thotë se në total u dogjën 1900 ha pyje, toka bujqësore dhe kullota. Sipas Xhaçkës, në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme.

Xhaçka: Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme! Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?