Xhaçka me sekretaren e NATO-s: 3-fishuam trupat në Afganistan

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO Rose Gottemoeller njoftoi nga Tirana se Aleanca do të investojë 51 milionë euro në Bazën Ajrore të Kuçovës, ndërkohë që përshëndeti angazhimin e trupave shqiptare në misionet e NATO dhe mirëpriti vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB deri në vitin 2024.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi trefishimin e trupave shqiptare në Afganistan dhe përshëndeti vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për të shndërruar Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Shqipëria është e përkushtuar ndaj rrugës së saj për në Bashkimin Europian dhe vazhdon kontributin në misionin e trajnimit të BE në Mali dhe misionit ALTHEA në Bosnjë – Hercegovinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e palëkundur si “Faktor i Stabilitetit, Dialogut dhe Paqes”, duke bashkëpunuar me të gjithë fqinjët tanë. Ne jemi në favor të dialogut të drejtuar nga BE midis Serbisë dhe Kosovës, si një gur – themeli për një zgjidhje të përbashkët dhe të qëndrueshme. Misioni i KFOR në Kosovë ka kontribuar në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak minuta më parë Kuvendi i Kosovës, miratoi krijimin e Ushtrisë; në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, dua ta përshëndes këtë vendim historik, që do t’i shërbëjë frymës euroatlantike dhe paqes në rajon. Njëherësh vlerësojmë vendosmërinë e autoriteteve kosovare për të vazhduar bashkërendimin e ngushtë me aleancën si edhe politikën e dyerve të hapura edhe kjo është shumë e rëndësishme.” u shpreh Xhacka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?