Xhaçka, mesazh familjes së Zarifes: Do ta përballojmë bashkë humbjen e madhe

Pas ngjarjes së rëndë që i ndodhi efektivëve të Forcave tona të Armatosura në Letoni, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bashkë me dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të deshmorës së FA, ka garantuar familjen e saj se do te jetë pranë tyre për të përballuar humbjen e madhe.

“Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe”,- shkruan ajo.

Postimi i Xhaçkës

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?