Xhaçka: Në 2019, trajtim i ri financiar për 8 mijë ushtarakë

Ministria e Mbrojtjes premton trajtim më të mirë financiar për efektivët e ushtrisë gjatë vitit të ardhshëm. Lajmin e bëri me dije vetë Ministrja, Olta Xhaçka, në ceremoninë e 67 vjetorit të Armë së Aviacionit Ushtarak Shqiptar.

”Jo vetëm investimi në teknologji, por edhe trajtimi profesional i efektivëve tanë janë objektiva të përcaktuara qartë për FA-të në tërësi dhe për Forcën Ajrore në veçanti. Në vitin 2019, falë angazhimit të Kryeministrit dhe të qeverisë Shqiptare, mbi 8 mijë ushtarak do të kenë një trajtim më të mirë financiar dhe një vëmendje të shtuar”,-tha Xhaçka.

Xhaçka gjatë fjalës së saj në komandën e Forcës Ajrore vlerësoi si prioritet të kohës, ridimensionim e kësaj force në kuadër të reformimit të Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në kushtet e sotme, duke vlerësuar situatën e re të Sigurisë në rajon dhe më gjerë, kemi përzgjedhur më të mirën e mundshme për vendin tonë, duke zhvilluar forca dhe mjete ajrore me mision të dyfishtë: Mbrojtjen e sovranitetit, çka është më sublimja, por edhe ndihma ndaj çdo shqiptari në vështirësi. Edhe në tre vitet e fundit efektivët tanë të FA, kanë asistuar në shpëtimin e jetës të më shumë se një mijë personave në rastet e emergjencës”,-shtoi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja foli edhe për investimin që do të bëhet sa i përket instalimit të sistemit të integruar për vëzhgimin e hapësirës ajrore shqiptare, për të cilën Shqipëria ka nisur punë me një prej kompanive më prestigjioze të industrisë ushtarake në botë.

Në ceremoninë e zhvilluar, në Komandën e Forcës Ajrore, në Rinas morën pjesë drejtues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ushtarakë , ish-aviatorë si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës. Që prej krijimit në prill të vitit 1951, numërohen 41 pilotë të cilët kanë humbur jetën gjatë kryerjes së misionit të tyre, e janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?