Xhaçka pranë fëmijëve në nevojë, shpërndan materiale shkollore
Në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor, fëmijët e familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, i janë gëzuar jo vetëm librave të rinj mësimor por edhe çantave dhe mjeteve të tjera mësimore. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka së bashku me efektivët e Policisë Ushtarake kanë shpërndarë për këta fëmijë materialet e domosdoshme shkollore. “Olta, së bashku me efektivët e Policisë Ushtarake, u kujdesën që fëmijëve të familjeve në nevojë të shkollës 9-vjeçare “Farkë e Vogël”, të mos u mungojë asgjë për nisjen e vitit të ri shkollor. Falë bujarisë së burrave e grave në uniformë, nxënësit e vegjël u pajisën me materiale të bukura shkollore”.

