Xhafa: Rama-Meta, të mos merren me retorikë, por të drejtojnë vendin. Problemet zgjidhen sy më sy

 

Problemet mes koalicionit të majtë janë konfirmuar sot edhe nga kreu i komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafa. Në një prononcim për mediat, Xhafa ka deklaruar se problemet mes koalicionit duhet të zgjidhen sy më sy dhe jo me deklarata dhe komente në Facebook.

Ai tha se nuk është serioze që drejtuesit kryesor të koalicionit i trajtojnë çështjet vetëm më intervista. “Nuk më duket aspak serioze që shumë gjëra të trajtohen përmes deklaratave, intervistave apo Facebook kur ata që janë drejtuesit politik të këtij koalicioni, nuk flas vetëm në nivel bashkëdrejtuesve por dhe të strukturave të tjerë të koalickionit përfshi grupet parlamentare të  mund të ulen e të trajtojnë çështje që janë  të rëndësishme për vlerat e këtij koalicioni.  Nuk ka e nuk duhet të ketë diskutime anësore për njërin apo tjetrin cilindo qoftë ky, përpara çështjeve që preokupojnë realisht qytetarët, dhe që duhet të preokupojnë shumë më seriozisht maxhorancën tonë. Çështjet nuk zgjidhet me intervista por duke pare njëri tjetrin në sy e duke diskutuar hapur e me përgjegjshmëri”,- tha kryetari i komisionit për reformën në drejtësi në një deklaratë për median mesditën e 21 gushtit.

Xhafa u ka drejtuar një mesazh dhe dy kryetarëve kryesorë, Rama e Meta. Ai tha se kanë marrë përsipër të drejtojnë vendin dhe të përmbushin shpresat e qytarëve.

“Kjo maxhorancë- tha më tej Xhafaj –  ka përballuar gjatë këtyre dy viteve reforma të rëndësishme dhe ka mbajtur përgjegjësi të mëdha që padyshim kërkojnë dhe më shumë përgjegjshmëri nga të gjithë ne që jemi pjesë e këtij koalicioni, por në mënyrë të veçantë  nga dy bashkëdrejtuesit e këtij koalicioni, sepse qytetarët e këtij vendi kanë adresuar shpresa të mëdha tek mënyra si do qeverisë dhe si duhet të qeverisë ky koalicion. Këto nuk i kanë adresuar tek zgjidhje parciale apo tek humoret e individëve, por tek parimet e prinicipet mbi të cilat është ndërtuar e duhet të funksionojë ky koalicion i cili nuk ka sesi të mos jetë i suksesshëm, nëse mbështetet në përgjegjmërinë e të gjithë atyre që marrin pjesë veçanërisht ata që e drejtojnë këtë koalicion”,- tha ai.

Xhafaj sot në mesditë se reforma në drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese dhe se opozita ka shansin të japë kontributin e saj.

SHKARKO APP