Xhafaj del kundër rritjes së pagës për gjyqtarët e Kushtetueses: Nuk mund të marrin më shumë sesa Presidenti

Deputeti i PS-së, ish-ministri Fatmir Xhafaj gjatë fjalës në seancës plenare në Kuvend, doli kundër projekt-ligjit për të rritur pagat për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Xhafaj tha se shtesat mbi pagë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të parashikuar në projekt-ligj është një absurditet.

”Paga e ndihmon pavarësinë, por nuk është baraz integritet, profesionalizëm. Për pozicionin e rëndësishëm që ka GJK, por rolin që luan në forcimin e shtetit të së drejtës, formimi financiar është i rëndësishëm. Jam dakord për rritjen e pagës referuese, por nuk jam fare dakord për shtesën mbi pagë të aplikuar mbi të për arsye vështirësie.

GJK nuk është maja e piramidës në sistemin e drejtësisë. Është pakujdesi në të shkruar, apo reminishencë e praktikave të mëparshme. Përpjekja për ta futur në këtë rol GJK në raport me vendimet e SPAK dhe GJKKO do ishte kthim prapa me pasoja për shtetin e së drejtës.

I bie që një gjyqtar kushtetues të paguhet më tepër se presidenti, ministrat apo kryeministri. Bie argumenti i hierarkisë së pagave në piramidën shtetërore. Asnjë gjë nuk ka ndryshuar nga statusi i kësaj gjykate që nga krijimi. As nga reforma. GJK nuk bën ndonjë rol ndryshe nga GJK e vendeve të tjera. Nuk ka logjikë të përafrojë ngarkesën e punës së kësaj gjykate me ngarkesën e GJL dhe SPAK”,-tha Xhafaj.

SHKARKO APP