Xhafaj dhe Balla, Rama: Histori pa din e imam
Nga mbledhja e grupit parlamentar i PS-së, kryeministri Edi Rama po akuzon opozitën se ndërmori ofensivën më të madhe të baltës ndaj Policisë së Shtetit, ndaj ministrave dhe deputetëve. Duke përmenduar akuzat e opozitës ndaj ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Rama i kërkon prokurorisë të çojë deri në fund hetimet.
”Është regjistruar shpifja më e egër ndaj ministrit të Brendshëm dhe shpifje alucinante e padëgjuar ndonjëherë ndaj kryetarit të grupit parlamentar. Që kur plasi ai gjiriz ndyrësie politike e mediatike. Dhe ju them ajo bisedë nuk ka. Asnjë manovër nuk ka për ta mbajtur të mbuluar pjesën e babale 1. Ju siguroj që do dalë e plotë e vërteta diskretituese për të gjithë ata që e dhunuan vajzën e Babale 2. Histori lehaqeniesh pa din e imam. Luli ma ka thënë atë që do. Do pushtetin me marrëveshje në tavolinë. Njëherë ti një herë unë. Por është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot”,-thotë Rama.
KOHA JONË SONDAZH

