Xhafaj për SPAK: Po goditet korrupsioni në nivelet e larta. Në kohën e PD-së as që bëhej fjalë

Placeholder Image

Fatmir Xhafaj komenton punën e deritanishme të SPAK-ut, duke theksuar se për herë të parë në historinë e demokracisë së vendit tonë po goditet pandëshkueshmëria si fenomen dhe korrupsioni në nivelet e larta.

“SPAK-u merr vëmendjen kryesore dhe duhet ta marrë, por nuk ka qenë vetëm ai qëllimi i Reformës në Drejtësi. Drejtësia në tërësi nuk është vetëm SPAK-u. Po aq të rëndësishëm janë elementët e tjerë, që janë prokuroritë, gjykatat e shkallës së parë, Gjykata Kushtetuese… Do të ishte gabim të shikohej në mënyrë të njëanshme. SPAK-u u forcua si strukturë e posaçme në luftën kundër korrupsionit. Ka edhe vende anëtare të BE-së që e kanë si strukturë të posaçme, që u është dashur ta kenë për arsye të ndryshme. Ajo që ne bëmë është që i dhamë edhe përgjegjësinë e luftës kundër korrupsionit. Ky ishte realiteti ynë dhe i dhamë një forcë dhe autoritet shumë më të mirë sesa ajo e Krimeve të Rënda”, deklaroi ish-ministri i Brendshëm në A2 CNN,

Sipas Xhafajt është e rëndësishme që për herë të parë në historinë e demokracisë po goditet pandëshkueshmëria si fenomen, korrupsioni në nivelet e larta.

“Në qeverisjen e PD as që mund të bëhej fjalë të ndodhte kjo gjë. E gjitha kjo është meritë e Reformës në Drejtësi, që i dha zgjidhjen më të mirë të mundshme, bazuar në eksperienca të vendeve të tjera. Ka vetëm 3 vite e gjysmë që kur ka nisur punë Prokuroria e Posaçme dhe shumë më pak që kur ka nisur Byroja Kombëtare e Hetimit. Sot po gjykojmë pak vite punë dhe i vëmë në peshoren e kritikës, duke harruar që dy vite janë pak”.

SHKARKO APP