Xhafaj takim me Sekretaren e Brendshme të Britanisë: Mbështetje konkrete

Në vijim të vizitës që po zhvillon në Londër, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj u takua sot me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, Amber Rudd. Sipas njoftimit të shkurtër që vetë ministri Xhafaj përcjell përmes rrjeteve sociale, mësohet se Rudd i ka shprehur atij vlerësime për lidershipin dhe programin ambicioz të Ministrisë së Brendshme, dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”.

“Sapo përfundova një takim shumë frytdhënës me Sekretaren e Brendshme të Britanisë, zonjën Amber Rudd. Vlerësim dhe besim për vizionin, lidershipin dhe programin ambicioz të MB-së dhe veçanërisht për operacionin “Forca e Ligjit”. Premtim për mbështetje konkrete përmes një axhende intensive bashkëpunimi mes Ministrive dhe Policive të dy vendeve”- shkruan ministri Xhafaj në “Twitter”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, ministri Xhafaj bëri me dije se përvoja britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë do të jetë modeli i realizimit të këtij procesi në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”- theksoi Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?