Xhafaj: Veliajn do ta votoja me shumë dëshirë për një mandat të dytë
Edhe pse na ndajnë më shumë se vit nga mbajtja e zgjedhjeve vendore, zërat nga radhët e Partisë Socialiste për një rikandidim të Erjon Veliajt për Bashkinë e Tiranës sa vijnë e shtohen.
Pas ministrit Damian Gjiknurit dhe nënkryetarit të grupit parlamentar socialist Erjon Braçe, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Socialiste shprehet në favor të një mandati të dytë të Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Debati në Channel One”, nga Roland Qafoku, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pohon se Veliaj meriton të jetë edhe për një tjetër mandat në krye të punëve publike.
Xhafaj u shpreh se do ta vlerësonte me shumë dëshirë Veliajn, pasi vlerëson jashtëzakonisht tek ai përkushtimin e veçantë të tij në raport me shqetësimet që ka komuniteti i banorëve të Tiranës dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur.
“Veliajn, do ta votoja me shumë shumë dëshirë sepse vlerësoj jashtëzakonisht përkushtimin e veçantë të tij në raport me problemet, hallet shqetësimet që ka komuniteti i banorëve, i qytetarëve të Tiranës dhe përkushtimin e tij në raport me detyrën dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur”, theksoi socialisti Fatmir Xhafaj.
Pjesë nga intervista:
Qafoku: Z. Rama tha që përgatitjet për zgjedhjet lokale pothuajse kanë filluar…
Xhafaj: Normal!
Qafoku: Ju jeni që z. Veliaj të jetë përsëri kandidat për një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës?
Xhafaj: Absolutisht po.
Qafoku: Domethënë s’ka kandidat tjetër?
Xhafaj: Kandidatë nuk i vendos unë. Por më pyetët për z. Veliaj, do ta votoja me shumë shumë dëshirë sepse vlerësoj jashtëzakonisht përkushtimin e veçantë të tij në raport me problemet, hallet shqetësimet që ka komuniteti i banorëve, i qytetarëve të Tiranës dhe përkushtimin e tij në raport me detyrën dhe rezultatet konkrete që ai ka pasur.
KOHA JONË SONDAZH

