Xhaferri akuza Dakos: Do rishikojmë projektet e bashkisë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike për Durrësin Ferdinand Xhaferri, në një dalje publike në qendër të qytetit bregdetar, foli për rishikim të projekteve dhe analizë ekonomike të gjitha investimeve që ka kryer bashkia e Durrësit përgjatë viteve të fundit.

Xhaferri tha se Dako po shpërdoron fondet publike dhe nuk po menaxhon si duhet taksat e qytetarëve durrsakë, ndërsa duke iu referuar rrugës së plazhit theksoi se me ardhjen e PD në krye të Durrësit ai segment, por edhe investime të tjera, do të ribëhen duke u konsultuar me ekspertë të mirëfilltë dhe qytetarë.

”Jemi sot për tu paraqitur me fakte konkrete sesi paaftësia, papërgjeshmëria, korrupsioni, abuzimi, arrogaca janë bërë të gjitha bashkë tek kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duke na shkaktuar veç të tjerave një masakër urbanistike në qytet. Bëhet rrugë, ribëhet rrugë. Dako e kthyer Durrësin në bastion të krimit. Po evidentojmë problemet që ka qyteti”,-tha Xhaferri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia e Durrësit ka kryer një sërë investimesh që nuk janë pritur mirë nga qytetarët durrsakë, siç është ngushitimi i rrugëve dhe zgjerimi i trotuareve, deri tek rruga “Pamvarsia” në Plazh, e cila shkakton kaos në trafik gjatë muajve të verës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?