Xhaxhai i Aleks Nikës: PD donte të ruante pushtetin me dhunë

Mark Nikaj, xhaxhai i Aleks Nikajt thotë se të afërmit e viktimave të 21 Janarit kanë kërkuar që prokuroria të marrë në pyetje edhe kryeministrin Edi Rama për ngjarjet e asaj dite.

”Janë 15 vjet që ne vuajmë dhe lotët nuk na kanë pushuar për një drejtësi të munguar. Koha për politikanët, pushtetarët e diplomatët e huaj ka mbaruar. Tani kemi të bëjmë me një çështje penale. Shpresat e fundit për të bërë drejtësi dhe ndëshkuar urdhëruesit, vrasësit e vërtetë të 21 Janarit është në duart e hetuesve dhe të prokurorit të SPAK-ut.

Prokuroria e Posaçme po bën hetime të plota për të identifikuar autorët, urdhëruesit e vrasjes të 21 janarit. Kam kërkuar për të ditur në çfarë statusi ndodhet hetimi i kësaj çështjeje. Ka një zvarritje të pakuptimtë. Ndoshta është e vështirë sepse është një dosje sipas nesh e masakruar nga Prokuroria e Tiranës dhe Gjykata e Lartë që për mua mbanë përgjegjësi sepse kanë larguar nga dosja edhe dokumente që mund të arrinin në një përfundim më të shpejtë”, tha Mark Nikaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?