Xhaxhai i Aleks Nikës: Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare, jemi me shpresë

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika gjatë homazheve për 21 Janarin tha se provat janë prishur, por familjarët janë ende me sytë nga drejtësia që fajtorët të dënohen.

“Vrasja e Aleksit dhe tre protestuesve të tjerë u zbardh para kamerave. Të katërt u vranë në bulevard, një urdhër nga lart mund të çonte në vrasjen e protestuesve. Ky është një krim shtetëror që është thyer. U prishën provat. Nga ky vit kemi shpresë dhe besim se 21 Janari do flasë në gjuhën e së vërtetës, ligjit dhe drejtësisë. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është i detyrueshëm për t’u zbatuar. Topi është në fushën e drejtësisë së re shqiptare, jemi me shpresë”, tha ai.

Sot shënohen 13 vite nga ngjarja e rëndë e “21 janarit”, ku mbetën të vdekur katër qytetarë gjatë protestave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para Kryeministrisë.

SHKARKO APP