Xhemal Loka lihet në burg: S’kisha arsye që ta shtyja drejt vet*vrasjes. Vjehrra: Bedrija ka fjetur mbi lekët e çunit tim

Vetëvrasja e nënës së katër fëmijëve ka tronditur shumë opinionin publik shqiptar. Bedrije Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë. Për këtë është arrestuar bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, i cili po hetohet si personi që e ka shtyrë drejt aktit fatal. Në sallën e gjyqit, ai ka thënë se nuk ka pasur konflikte me gruan, por debate normale siç ndodh në çdo familje.

Kurse nëna e Xhemalit thotë se i biri ia kishte falur Bedrijes historinë e postimit denigrues në TikTok. Flasin dhe për një konflikt të vjetër mes familjes së tyre dhe vëllezërve të Bedrijes mbi vjedhjen e 40 mijë eurove në banesën e familjes Loku. Duket që ky konflikt i vjetër u rihap më 3 janar ditën kur do ta merrnin trupin e pajetë nga morgu.

Edhe vëllai i Xhemal Lokës, Fatmiri ka hedhur poshtë akuzat e vëllezërve të Bedrije Lokës, se ajo është shtyrë drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj i cili e dhunonte. Sa u takon deklaratave të fëmijëve për dhunë, ai tha se ata janë kërcënuar nga dajat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?