Xhihadistët kosovarë: “Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”

 

Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga bisedat e përgjuara mes personave të arrestuar një ditë më parë për terrorizëm në Itali dhe Kosovë. Në operacionin e koduar “Van Dam” ranë në pranga 4 persona. Në një prej bisedave të kryera në Inbox të Facebook njëri nga personat e arrestuar thotë: Do të shkoj tek Lavdërimi nesër nëse Allahu do. Jam i trishtuar pasi shoh se është shumë keq dhe Allahu e mbron sepse ai është shpirti i Sharias. Allahu është i madh.

Biseda e përgjuar nga policia italiane

1-Do të shkoj te Lavdrimi nesër (Muhaxheri) nëse Allahu do, pasi jam i trishtuar e e shoh se ai ndjehet keq e Allah ta mbroj se Ai është shpirti i Sheriatit

1- Allahu është i Madh

2- Bëji të fala nga unë, mos harro

1- Do t’i bëj vëlla, të fala ke dhe ti..”

1-Se Allahu do e ti je i mirë vetëm për në front, hajde këtu për Bajram e të shkojmë në parajsë, do të kënaqemi vëlla, hajde nëse Allahu do.”

Mes përgjimeve edhte edhe një pas sulmeve në Francë ku personat shprehin mbështetje për atë që ka ndodhur.

 “Zoti shkatërroftë Francën o Zot, që deri dje avionët e saj kanë lëshuar mbi Siri karamele…”

“Allahu është i madh, se Zoti do nesër 1500 të tjerë…”

SHKARKO APP