Xhihadisti shqiptar: Vrasësit në “Charlie Hebdo” janë martirë, mbrojtën nderin e myslimanëve

Emisioni i njohur italian “Le Iene” ka intervistuar nëj xhihadist shqiptar, pas sulmeve terroriste në Francë për karikaturën e profetit Muhamed.

"Ne jemi të dhënë pas Muhamedit, më shumë se pas prindërve apo fëmijëve tanë”, ka thënë xhihadisti shqiptar nga Kosova, që nuk ka pranuar të shfaqë identitetin e tij të vërtetë.

Sipas tij, Perëndimi është kthyer në një vend ku riprodhohet homoseksualiteti, pedofilia, alkool idhe droga, ndaj dhe ata janë gati të veprojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

"Në qoftë se do të vinin  në shtëpinë tuaj dhe do të përpiqeshin të përdhunonin gruan tuaj, bijën tuaj, çfarë do të bëni? Paqja është rruga më e mirë?", pyet në mënyrë retorike ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka thënë se ka shkuar nga Kosova në Siri nëpërmjet Turqisë.

Xhihadisti shprehet se atje është pritur nga shumë kosovarë të tjerë.

Me të mbërritur në Siri, ai ka nisur të lexojë Kuranin dhe të bëjë stërvitje, ndërsa shprehet se atje ndodhen njerëz nga e gjithë botë, duke përfshirë edhe shqiptarët.

Ai shprehet se dy vëllezërit myslimanë që kryen aktin terrorist në Paris, janë martirë, pasi mbrojtën nderin e myslimanëve.

“E drejta e tyre mbaron aty ku fillon e drejta jonë”, thotë ai, duke iu referuar viktimave të Parisit dhe duke justifkuar vrasjen e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?