Xhiroi gomat para komisariatit, policia del me tjetër njoftim, shoferi ishte… (Video)

Policia e Tiranës dha sot detaje në lidhje me shoferin e një mjeti i cili mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar panik tek qytetarët dhe kalimtarët duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.

Sot bëhet me dije se në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje të lirë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

NJOFTIMI I PLOTE

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bënë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashkë me drejtuesin e tije, në Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit iu pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhatës kundravajtje dhe në mënyrë të rrezikshme në rrugë”.

SHKARKO APP