Xhisiela mesazh Berishës
Xhisiela Maloku, ka një mesazh personal për ish-kryeministrin Sali Berishën. Ajo i kërkon që ta lërë rehat atë dhe familjen e saj. Kujtojmë se denoncimin e parë për dhunën dhe përdhunimin e Xhisielës e dha ish-kryeministri Berisha edhe pse sot 24-vjeçarja e mohon por nga ekspertiza mjeko-ligjore, del se vajza është dhunuar.
“Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personalisht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ato kanë hallin e tyre jo hallin tim. Unë dyshoj tek Partia Demokratike për motivet e tyre politike, gjë e cila është e qartë nga i mbarë opinioni publik deri ditën e sotme. Këto të Partisë Demokratike përse nuk erdhën askush t’më pyesin, qoftë dhe me një telefonatë si jam, në çfarë gjendje jam, çfarë po ndodh. Përgjigjen ju a jap unë sepse dhe ato si unë e dinë të vërtetën. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë”.
KOHA JONË SONDAZH

