Xhixho: Arrestimet e paligjshme dhe mungesa e stafit pranë Avokatit të Popullit për adresimin e dhunës ndaj fëmijëve

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, nënkryetarja dhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho i bëri thirrje Avokatit të Popullit, që të shohë dy çështje konkrete. ”E para për arrestimet e paligjshme dhe dhuna e ushtruar ndaj qindra qytetarëve në protestat e muajve të fundit. E dyta ka të bëjë me stafin e pamjaftueshëm pranë institucionit të Avokatit të Popullit për adresimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve”,-shkruan Xhixho në facebook.

Postimi i plotë

Sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut i kërkova Avokatit të Popullit adresimin e dy çështjeve konkrete.

Swiss Digital Desktop Reklama

E para për arrestimet e paligjshme dhe dhuna e ushtruar ndaj qindra qytetarëve në protestat e muajve të fundit. Në një nga pikat e saj, rezoluta e Parlamentit Europian, e miratuar më 19 maj 2022, adresoi edhe lirinë e tubimit. LSI ka depozituar në mars të këtij viti nismën ligjore për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për amendimin e nenit 262 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi i Shqipërisë e ka detyrim ligjor plotësimin e këtij amendimi. Por ende 5 muaj pasi ka mbaruar afati i lënë nga Kushtetuesja, nuk ka ende asnjë reflektim nga institucioni ligjvënës i vendit. I kërkova Avokatit të Popullit informacion nëse kjo është pjesë e rekomandimeve të tij.

E dyta ka të bëjë me stafin e pamjaftueshëm pranë institucionit të Avokatit të Popullit për adresimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është në detyrën tonë që në momentin e parë të alokojmë buxhet që stafi të jetë mjaftueshëm i plotësuar për të trajtuar raste të tilla, duke u nisur nga gjendja alarmante dhe pasiguria e prindërve për rastet e abuzimit në shkolla. Mjafton të kujtojmë këtu rastet e fundit në Lushnje, Kamzë apo Berat.

Mësues edhe të dënuar për ngacmim seksual janë përfshirë sërish në sistemin arsimor.
I kërkova institucionit të Avokatit të Popullit të përfshijë në mekanzimat e nxitjes së mbrojtjes së fëmijëve propozimin tone për “Regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?