Xhungël shtet, Gjykata liron vrasësit dhe vret mijëra shqiptarë
Shkruan Guxim Alimani
Ky i ri në foto është Marvi Mihali. Ishte 19 vjeç kur i prenë jetën 4 kriminelë të droguar në qendër të Tiranës. Kushdo që e ka njohur e ka krahasur me një Engjell. Ishte i biri i vetëm i legjendës së sportit Pavllo Mihali.
Një vdekje e padrejte që i kalon kufijtë e makabritetit! Një tufë kriminelësh me thika e të droguar u turren si bisha befasisht ndaj tij pa asnjë shkak te qenësishem. Marvi u nda kjo jetë per t’u rivrarë sërish dje nga kriminelë të tjerë, por me uniformë prokurori e gjyqtari. Pra drejtësia po vret. Ka vrarë edhe kolegët e vet, siç e rivrane dje këte engjëll, duke pushuar çështjen e liruar tre nga kriminelët qe i shuan jetën Marvit.
E gjithe kjo se kriminelët janë bij pasanikësh që blenë drejtësinë. Ky vend që dje ka marrë fund pasi prangat tani duhen jo për banditët e rrugës, por për banditët e drejtësisë së re, të cilët paguhen me taksat e fukarenjve të Shqipërise
Dje ky vend tregoi se nuk ka as ligj e as kanun.Dje jo vetëm mami i Marvit u rivesh me të zeza, por nëna ime e mijëra nëna që dridhen nën friken e humbjes së bijëve te tyre ne kete xhungel shtet në zemer të Europës. Po dje sapo u liruan kriminelet krimi goditi po me thikë përpara shkollës se tyre. Alert është pak.
Sot çdo shqiptar është në rrezik nga politika e cila ruhet me badiguardë e makina të blinduara e drejtësia që ka prodhuar. Krimi sot është qytetar i “nderuar”në këte Republike të mallkuar. Po pres reagimin nëse ka një milimeter ndërgjegje njerëzore në këtë vend.
/Burimi: Pamfleti.net/
KOHA JONË SONDAZH

