Xhuvani i shpëton burgut të përjetshëm

Gjykata e Tiranës ka pranuar kerkesën për gjykim të shkurtuar për Kostandin Xhuvanin, në akuzë për masakrën në lokalin e natës në Tiranë, me 4 viktima. Ne seancen esotme, trupa gjyqesore ka deklaruar se pasi eshte njohur dhe e ka shqyrtuar kerkesen ka vendosur te pranoje ate.

Me vazhdimin e procesit permes gjykimit te shkurtuar, Xhuvani i shpeton burgimit te
perjetshem.

Nje seance me pare, kur mbrojtja kerkoi gjykimin e shkurtuar, prokurori, duke kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes dhe vetë Xhuvanit për gjykim të shkurtuar, ka paraqitur disa akte të tjera për llogari të hetimit, si një tabelë fotografike nga vendi i ngjarjes dhe akte të ndryshme ekspertimi të nevojshme për hetimin.

SHKARKO APP