Xhuvani kërcënoi policin që e kapi: Më ke jetën borxh. Më lër të iki dhe më thuaj sa ar do
Dy efektivë të Komisariatit Nr. 1 që po patrullonin zonën kanë qenë të parët që kanë vënë re dy persona që po tërhiqnin një person të tretë drejt një makine të parkuar. Këta persona më pas rezultoi të ishin Kostandin Xhuvani dhe Erald Sida.
Kur autopatrulla është afruar më shumë, ka shquar Kostandin Xhuvanin që mbante një pistoletë në dorë dhe karikatori ishte hedhur në tokë, megjithëse ka rezultuar se arma ishte e boshatisur dhe në karikator nuk kishte fishekë. Për këtë arsye, duke dyshuar se ndodheshin përballë personave të armatosur, efektivët kanë vendosur të ndërhyjnë. Në këtë moment të dy kanë nxituar të largohen, shkruan Panorama.
Të dy policët janë shpërndarë, njëri në ndjekje të Erald Sidës dhe tjetri në ndjekje të Kostandin Xhuvanit. Në kohën kur njëri nga efektivët ka arritur të ndalojë Xhuvanin, 70 metra larg vendit të ngjarjes, është përballur me ofendimet që ai i ka drejtuar. Më pas i ka thënë që ishte djali i Gjergj Xhuvanit, ndërsa efektivi i ka kthyer përgjigje duke i thënë seishte djali i deputetes Luiza Xhuvani. “Po, edhe djali i asaj jam. Por nuk duhet të më ndalosh. Unë kam vrarë dy veta. Po më ndalove më ke jetën borxh. Më thuaj sa ar do që të më lësh të iki?”, i është drejtuar Xhuvani efektivit të Policisë së Tiranës.
KOHA JONË SONDAZH

