Ylli Dylgjeri dhuron Ramës pemën ku do të “varet” kryebashkiaku Erion Veliaj
Sot në konferencën e shtypit të kryeministrit iu bë një pyetje e sajuar për t’i dalë në shtegun ku e mundonte panaroja Edi Ramën. Disa ish-ministra kanë filluar të grupohen, Fatmir Xhafa nuk hesht dhe mbetet një figurë kryesore në PS që nuk është dakort me drejtimin e pushtetit nga kryeministri, Erion Veliaj shikohet si njeriu që do zëvëndësojë Edi Ramën në PS, kur ai të ikë apo rrëzohet; të gjitha këto emra dhe dilema e mundojnë Edi Ramën.
Ndaj Rama u përgjigj, në mënyrën e tij, në konferencën e ditës së fundit të vitit 2018.
Një pyetje që iu drejtua sot kreut të mazhorancës kishte të bënte me aludimet se Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj planifikuan goditjen e njerëzve të PS, si Arben Çuko, Arben Ndoka dhe Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama u përgjigj me ironi:
“Do të bëjmë një gjyq popullor ku do të ketë dënime shumë të rënda. Internime dhe punë të detyruar. Dhe koka e komplotit padyshim që është kreu i Bashkisë Tiranë, i mbështetur nga ish-ministri Fatmir Xhafaj… Ju siguroj që ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë do ta varim në një nga këto pemë. Këto do pasqyrohen tek vepra ime numër 21”- tha tekstualisht kryeministri.
Mesazhi ishte i qartë për ata dhe cilindo. Varje në litar! Natyrisht simbolikisht “varje” pasi ka tjetër fund çdo njeri të cilin Edi Rama dyshon apo ka paranoja.
Nisur nga kjo që tha kryeministri Rama, një personazh i botës mediatike që shquhet për ironi e humor Ylli Dylgjeri ka postuar këtë mesazh në facebook dhe foton e pemës që do ti dhurojë Ramës për të varur kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ndërkohë burimet nga selia rozë tregojnë se ish-ministri Sajmir Tahiri ofron pemë me të lartë!
Nga Ylli Dylgjeri
I nderuar zoti Kryeminister,
Duke të uruar Vitin e Ri 2019, më pranoni dhe këtë pemë për të realizuar premtimi për varjen e Erion Velisë.
Gezuar!