Ylli i basketbollit belg, nga spitali: S’doja që vajza ime të rritej pa baba

Sebastien Bellin, ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të basketbollit të Belgjikës, është duke u kuruar në një spital pasi i mbijetoi sulmit terrorist në Bruksel që la 31 të vdekur. Ai tregon se çfarë e mbajti atë fort gjatë asaj tragjedie.

“Më kujtohet se pashë një shpërthim, shpërthimin e parë afër farmacisë në aeroport,” tha Bellin, i cili ishte në aeroportin Zaventem të Brukselit gjatë dy shpërthimeve të së martës dhe nga spitali, dha një intervistë për “Good Morning Amerika”.

“Unë ktheva kokën dhe pashë se të gjithë njerëzit po vraponin dhe kur do të bëja si ata, m’u duk se u err për një çast.”sebastien-bellin-1-800

Ai përshkroi se çfarë i kaloi nëpër mend teksa po përpiqej të ikte nga salla e nisjes së aeroportit: “Gjithë kohën i thosha vetes se do ta kaloj këtë, do ta kaloj, do ta kaloj”.

37-vjeçari u plagos rëndë nga sulmet dhe një ambulancë e dërgoi atë me shpejtësi në një nga spitalet pranë: “Kaq ishte: Kur më futën në ambulancë, e kuptova se isha në rregull. Deri në atë moment, nuk kisha asgjë ide”,- tha Bellin, duke u përpjekur të kapërdinte lotët.

I diplomuar në universitetin e Oklandit, Bellin aktualisht luan për Gent Hawks të ligës belge.

Të martën, gruaja e tij Sara Bellin, postoi në Facebooj një fotografi ku thoshte se, “këmba e tij thuajse ishte ndarë në dy pjesë. Atij do t’i duhet të bëjë dhe një operacion tjetër, sepse këmba është thyer shumë dhe disa copëza bombe janë akoma aty.

Ai ka shumë dhimbje, por nuk e shpreh kur e krahason me atë çfarë u ndodhi njerëzve të tjerë.  Më tha se kishte qënë njeri me fat”.

Bellin tregoi për “Good Mornign Amerika” se, qëndroi i fortë në ato momente duke menduar fort vetëm mbi të bijën: “Nuk doja që ime bijë të rritej pa baba, – tha ai. – Është qesharake sesa shumë gjëra mendon, kur lufton për jetën”.

Për shembull, ai tregoi sesa shumë i dha zemër të menduarit për vajzën e tij 7-vjeçare që ishte duke luajtur tenis. “O burrë, mendova se ajo ka nevojë për trajnerin e saj… Kjo është një nga gjërat që të shkon ndër mend. Duket kaq e parëndësishme, por sikur t’i imagjinonit ato momente”./Syri.net/

SHKARKO APP