Ylli Manjani: Hetimet e LSI për inceneratorët janë të njëanshme, futën Leftër Kokën brenda. Kaq!
Nga Ylli Manjani
E megjithatë, prap them, inceneratorët janë problemi që kërkon zgjidhje.
Gati 3 muaj më parë, shqiptarët të pyetur nga Barometri i Euronews për këtë çështje, mendoni masivisht se sqarimi i çështjes së inceneratorëve është kyç për besueshmërinë e SPAK.
Që nga ajo kohë e deri më sot, duket se më shumë hetime ka bërë LSI-ja sesa SPAKU.
Sipas hetimeve të thelluara të LSI nuk janë më 8 por të paktën edhe 28 kompani të tjera fallco që janë përdorur për faturim fiktiv.
Dmth nuk paska patur lidhje me Lefter Kokën kjo strategji, pavarësisht se këtë gjë LSI nuk e thotë, sepse në fund të fundit ajo është parti politike dhe konkluzionet i përdor sipas interesit politik. Lefteri është shpallur armik i partisë…
Por SPAK nuk është as LSI e as Parti. SPAK nuk merret me armiq, por me shkelës ligji. Kujtoj se mban në paraburgim zotin Koka për një skemë mashtrimi fiskal që tashmë dukshëm nuk ka lidhje me të, por me një strategji që përdorur nga evazorët e mëdhenj fiskal, ndoshta me lidhje shumë më të forta se të Lefterit.
Për barazi para ligjit, SPAK do duhet të arsyetojë mbi dilemën ose bashkë me Lefterin duhet të hyjnë në paraburgim politikanë të lartë të PS që janë kushërinj me pleqtë e kompanive fiktive, ose Lefteri duhet liruar nga kjo akuzë dhe duhet lënë i lirë.
Mbajtja e Lefterit si kurban nuk është trajtim i barabartë para ligjit. Drejtësi jo e jo. Aktualisht, me kaq.sa njohim në publik, mbajtja e tij në burg ngjan thjesht kurban politik.
Çështja është se SPAK dukshëm ka bërë pak, shumë pak për sqarinim e kësaj veprimtarie mafioze. Hetimet e LSI janë akoma më pak dhe mbi të gjitha jo të paanshme.
Njerëzit ndërkohë nuk janë budallenj, por reagojnë. Po në Barometrin e Euronews, vetëm një muaj më parë shqiptarët qartësisht shprehen mosbesim te SPAK dhe reforma.
Inceneratorët janë guri i provës ose i turpit të këtij shteti.