Ylli Manjani: Muli rrezikon të arrestohet për kontratën që ka firmosur! Lacivita i mori kot gjithë ato dollarë…
Nga Ylli Manjani
Më në fund doli dikush t’i mbyllë sqepin/halenë ambasadorëve amerikanë që japin gjykime politike!
Politika e zotit Trump, sipas të cilës Amerikës nuk ka ç’i duhet rregjimi politik e demokratik i një vendi tjetër, është në fakt korrekt. Amerika e zotit Trump kërkon bashkëpunim ekonomik e jo bashkëpunim me lektorë bajatë demokracie.
Besoj me këtë rast, sqarohet edhe amerikanllëku fals te sistemi i drejtësisë.
Nga ana tjetër, më vjen keq për PD-në që çoi dëm një sasi të konsiderueshme dollarësh për të blerë qëndrime antizgjedhje për Shqipërinë. Me aq para, PD do kishte mbledhur shumë më shumë vota këtu.
Po hajt më!
Pati ndaj dha!
I mori kot, po kot fare ato dollarë edhe Lacivita. (Kur thoshim që është kot ai, na u sulën si bisha…)
Shto këtu faktin që Muli rrezikon në çdo moment të arrestohet për atë kontratë që ka firmosur atje.
Hajde Bye, e pafshi endrra me deklarata ambasadorësh amerikanë!
KOHA JONË SONDAZH

