Ylli Manjani: Nxirrni nga burgu ata që kanë firmosur. Fusni brenda ata që bënë Ligjin për të vjedhur, po vetë!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një postim në Facebook, shkruan se me ligjin aktual për prokurimet publike të gjitha shkeljet e tenderave janë të legalizuar.

Manjani thotë se në burg nuk duhen vetëm futur shkelësit, por ata që kanë bërë ligjin për prokurimet publike.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit në Facebook: 

Nxirrini njerëzit nga burgu se rrinë kot aty!

Po të keni këllqe, Futni në burg ata që kanë bërë këtë ligj të MOS Prokurimit Publik!

Shiheni se si harxhohen paratë e buxhetit pa tender, pa garë. Të gjitha shkeljet e tenderave të sotëm tashmë janë legalizar…

Edhe kur behet ndonjë procedurë, kontratat janë afatgjata, njësoj si te koncensionet…

Aty ku kërkohet vlerësim konkret fjalitë në ligj fillojnë me “mund të…” Vlerësimi i fituesit është subjektiv…

Ndërkohë, sa për informacion, ata që bëjnë procedurën e vlerësimit të atyre pak firmave që marrin pjesë në ato pak gara, nuk janë përgjegjës as për hartimin e kërkesave të tenderit e as përgjegjës për lidhjen dhe zbatimin e kontratave. Nuk kanë qenë as me ligjin e vjetër…

 

SHKARKO APP