Ylli Manjani rendit nevojat urgjente të vendit: Të përmbyset sistemi zgjedhor që kemi! Është hajdutëri me ligj

Nga Ylli Manjani

Përtej konspiracionit, dëshirave dhe emocioneve ende të forta të tifozerisë partiake, vendi jonë i përbashkët ka nevojë urgjente për:
1. Çeljen e negociatave me BE. I bën mirë çdo dëshire politike tonës kjo gjë. Turqia është vend i mirë për pushime, por jo e ardhmja jonë politike. As e sotmja nuk është model për tu ndjekur.
2. Përmbysjen e këtij sistemi zgjedhor dhe ndërtimi e një sistemi të drejtë dhe proprocionalisht përfaqësues. Ky që kemi është hajdutëri me ligj.
3. Kthimin sa më parë të pushtetin lokal në legjitimitet sipas vullnetit të qytetarëve. Nuk kemi bashki të zgjedhura, por të dominuara me dhunë pushteti.
4. Rivendosjen e autoritetit kushtetues mbi çdo dhunim të lirive dhe të drejtave kushtetuese. Më së pari disiplinimin e Policisë së Shtetit që është në kurs të përditshëm përplasje me liritë e të drejtat themelore.
5. Bërja transparente e çdo parregullsie apo anomalie që u vu re në këto zgjedhje. Duhet përtypur mirë çfarë ndodhi.
Në këto 4 pika partitë, pavarësisht debatit politik duhet të gjejnë gjuhën një orë e më parë.
Dhe ska nevojë për koalicione të mëdha, siç sugjeron konspiracioni.

SHKARKO APP