Ylli Manjani: SPAK të hetojë Ramën dhe Agaçin për gjobën 110 milionë euro

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se SPAK duhet të marrë nën hetim kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi për gjobën e arbitrazhit 110 milionë euro.

Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se pas fakteve të reja të publikuara nga mediat për mbylljen e televizionit “Agon Channel” kemi të bëjmë me një shpërdorim të pastër të detyrës dhe zyrtarët duhet të përgjigjen.

Shqipëria u gjobit nga Gjykata e Arbitrazhit me 110 milionë euro për mbylljen e televizionit Agon Channel.

Mesazhi i Manjanit në Facebook:

“Shpërdorimi i detyrës (abuse of power) është krijuar nga drejtësia penale dhe është shkruar në Kodin Penal si krim, pikërisht për një rast si kjo e Bechettit. Në fakt janë edhe disa raste të tjera tenderash pa garë dhe shkatërrime pasurie publike e private me pasoja të rënda.  Por rasti “Bechetti” dallon shumë.

“Pasoja e rëndë” është ajo që dallon shpërdorimin e detyrës nga shkelja e rregullave ligjore si përgjegjësi administrative.

Pasoja në këtë rast është të pakën 110 milion Euro. Pa llogaritur këtu pasojat katastrofike në shoqërisë demokratike në raport me median e lirë dhe lirinë e fjalës e shkatërrimit të konkurrencës së lirë…

SPAK-u u krijua me kompetenca të mbinatyrshme, pikërisht për të ndërhyrë në raste si ky. Për të mbërthyer Kryeministrin, ministrat apo zyrtarët që janë në detyrë.

Po të ishte për të pritur rezultatin e zgjedhjeve apo deklarimet e ambasadorëve, pra për të mbërthyer të rënët nga karrigia, mirë e kishim dhe e kemi prokurorinë e zakonshme…

Republikës së Shqipërisë i ka ardhur një pasojë e rëndë, një dëm financiar, tregtar e demokratik si rezultat i veprimtarisë së paligjshme të zyrtarëve të lartë qeveritarë. Kaq duhet të mjaftojë për të hetuar dhe tundur prangat. Çdo shtet do ta bënte këtë”.

https://arkiva.kohajone.com/skandali-dreka-mes-agacit-dhe-becchettit-qe-fundosi-shqiperine/

SHKARKO APP