Ylli Rakipi bën deklaratën e fortë: Opozita ose është e paaftë ose e kapur nga Rama
Gazetari Ylli Rakipi ka kritikuar nismën e kreut të PD, Lulzim Basha “po të dëgjoj” në takim me qytetarët. Në një lidhje me skype për emisionin “Tempora” në RTV Ora, Rakipi tha se opozita nuk mund të bëjë këtë lloj fushatë, duke hedhur dyshimin që ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.
Ylli Rakipi: Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama. Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.
Si përgjigje, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Rama është njeriu më i urryer, ndaj çështja për largimin e tij nuk i takon vetëm opozitës.
Edi Paloka: Unë e kuptoj iritimin e Yllit, si ai janë edhe 80% e shqiptarëve. Sot Rama është njeriu më i urryer. PO hajde të gjejmë zgjidhjen. Kjo nuk i takon vetëm opozitën. Doni të marrin pushkën të bëjmë luftën?