Ylli Rakipi: Në Shqipëri nuk ka sistem, Edi Rama ka ndërtuar një regjim
Gazetari Ylli Rakipi akuzoi mbrëmjen e sotme përmes emisionit “Arnautistan”, në MCN TV se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri një regjim. Sipas Rakipit, pas dorëzimit të mandateve nga opozita vendi duhej të kishte shkuar në zgjedhje.
“Shqipëria është ndër vendet e fundit post komunist dhe besoj duhet të ishte e shkruar në kushtetutë që një njeri nuk duhet të udhëheqë më shumë se 4 vjet”, tha Rakipi.
Pjesë nga intervista:
Të kam ftuar për të folur për këtë që po ndodh në Shqipëri, fushatë. Ti mendon se e kanë për jetë a vdekje?
Rakipi: Mendoj se ishte shkruar edhe me pasion. Nuk e mendoj se është luftë për jetë a vdekje. Është një pikëpamje që dikush mund të ikë nga politika. Në ditët e sotme sistemi në të cilin jetojmë ka pësuar goditje të mëdha dhe këto dallgë s’ka se si të vijnë në Shqipëri. Ne ndoqëm zgjedhjet në SHBA. Shqipëria është ndër vendet e fundit post komunist dhe besoj duhet të ishte e shkruar në kushtetutë që një njeri nuk duhet të udhëheqë më shumë se 4 vjet. Ndodh që të mos e pranojmë dot estetikisht një njeri.
Çfarë ka marrë ai?
Rakipi: Këtu nuk ka sistem, ka një regjim, mund ta zbusësh ti. Për mua ti e sheh pak majtas.
Unë nuk e fsheh këtë.
Rakipi: Ky njeri ka ndërtuar një regjim. Procesi që nisi një vit e ca më parë, Shqipëria duhet të kalonte në zgjedhje.
Unë që atëherë e kam thënë që ishte një vendim i gabuar, opozita nuk braktis kurrë.
Rakipi: E di ti kush është opozita në Rusi, është në burg. Navalny është sot në burg. Ti flisje në monolog për Berishën, ai ka ikur.
Nuk ka ikur.
Rakipi: Demokracia është garë. Këto zgjedhje do ta tregojnë më së miri këtë që po them. Ky është një regjim që i ka në dorë të gjitha.